5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Rizvanolli e Murati do të intervistohen nga Komisioni Hetimor, opozita kërkon dokumentacione shtesë

Partie opozitare në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës, kanë kërkuar qasje në dokumentacionet e nevojshme për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës.

Ndërsa për shqyrtimin e ekspertëve u kërkua që mbledhja të mbahet me dyer të mbyllura.

Aty u vendos që të ftohen për intervistim ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministri i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati. E para do të intervistohet më 15 korrik, ndërsa Murati më 20 të këtij muaji.

Kryetari i këtij Komisioni, Driton Selmanaj, propozoi datat për intervistim të dy ministrave.

“Ministrja Artane Rizvanolli ka kërkuar ta shtyjmë sepse është në vizitë. Unë propozoj që sot një javë të jetë mbledhja e radhës për zonjën Rizvanolli. Për zotëri Murati nuk kemi marrë përgjigje. Propozoj që të premten e ardhshme ta intervistojmë ministren Rizvanolli me datën 15 në ora 11:00 ndërsa të mërkurën me datën 20 korrik në ora 13:00 ministrin Murati”, tha Selmanaj.

“Kam kërkuar listën e ndërmarrjes dhe kërkesa tjetër që t’i drejtohemi thesarit për qarkullimin e lëvizjes së parasë gjatë kësaj periudhe dhe komunikimet ndërmjet ZRrE-së dhe ministrisë të diskutohen të mërkurën”, ka thënë tutje Selmanaj.Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka kërkuar dokumentacionin e ministrive përkatëse dhe të ZRrE-së.

“Konsideroj që duhet ta kemi listë të ndërmarrjes brenda mandatit të komisionit hetimor, licencat e tyre, kohën etj. Dokumentacionin e punës së kompanive e shohim kontributin e ZRrE-së në task forcë. Është e rëndësishme të kemi dokumentacionin sepse nuk mund ta rikthejmë prapë ministren. Dokumentacioni që po kërkoj nuk ka ardhur te asnjë nga ne. Kërkojmë dokumentacionin nga ministri dhe ZRrE-ja. I vetmi mekanizëm me sqarua janë dokumentacionet”, tha Shala.

Kërkesa për qasje në dokumentacion, u pa e drejtë edhe nga deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.

“Sa i përket kërkesës së zotëri shala ka të drejtë. Nuk kemi komision hetimor me faza por mund të hetojmë gjithçka çka na kërkohet e që shkon në fazë të hetimeve. Kërkesa për dokumentacionin mes ministritë dhe ZRrE-ja është e nevojshme. Ne kemi drejtë me kërku dokumentacion dhe nuk e di pse gjithë ky insistim mos me pas”, tha ai.

Deputeti i VV, Enver Haliti, tha se nuk është i nevojshëm dokumentacioni shtesë.

“Po mendoj që së pari duhet të caktohen ekspert. Kështu që i’a vështirësojmë punën më shumë eksperteve për hartimin e raportit final. Ne si komision do ta kemi të drejtën për dokumentacion shtesë dhe për atë punë jemi këtu. Nuk është i nevojshëm për dokument shtesë. Duhet ta kemi edhe thesarin”, tha ai.

Por deputeti i LDK, Besian Mustafa, ka thënë se kërkesë e tyre ka qenë që ta kenë dokumentacion që iu mungon dhe jo shtesë.

Aty u bë edhe një ndërrim i deputetëve të PDK-së, ku nga sot në këtë Komision do të jetë Abelard Tahiri në vend të Eliza Hoxhës./EO

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img