Zëvendëssekretari i NATO-s Mircea Geoana, pas vizitës që ka pasur në Kosovë, ka lëshuar një postim në Twitter, duke përmendur takimin me presidenten e vendit, të cilës iu është drejtuar vetëm si Vjosa Osmani.
Në këtë njoftim, ai s’e ka përmendur as pozitën e Osmanit, e as Republikën e Kosovës.
“Është mirë të takosh Vjosa Osmanin dhe Goran Rakiqin nga Kosova. Misioni i NATO-s, KFOR-i, vazhdon të garantojë sigurinë dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”, ka shkruar ai.