0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Osmani jep detaje rreth bisedës me zyrtarin e NATO-s

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë disa detaje rreth asaj se çfarë ka biseduar me zyrtarin e lartë të NATO-s, Mircea Goeana, që vizitoi sot Kosovën. 

Osmani ka treguar sa është biseduar për anëtarësimin e Kosovës në Programin e Partneritetit për Paqe dhe anëtarësimin në NATO.

“Synimi i anëtarësimit të  Kosovës në Programin e Partneritetit për Paqe dhe në NATO është në përputhje me konceptin strategjik të Aleancës Veri-Atlantike. Në takim me zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea  Geoană ritheksova mirënjohjen e Kosovës për prezencën e vazhdueshme të NATO-s në Kosovë, si dhe për gatishmërinë për t’i mirëpritur vendet aspiruese të Ballkanit Perëndimor në NATO”, shkruan Osmani në llogarinë e saj zyrtare në Facebook. 

“Uniteti transatlantik është vendimtar për t’i mbrojtur vlerat e përbashkëta të paqes, demokracisë e lirisë si dhe për ta luftuar ndikimin keqdashës të Rusisë dhe satelitëve të saj”, shtoi ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img