-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Nuk ka kuorum për miratimin e Projektligjit për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë e Pajustifikueshme

Projektligji për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë e Pajustifikueshme nuk arriti të kalojë në Kuvendin e Kosovës në mungesë të kuorumit.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se nga 61 deputetë të pranishëm në Kuvend, votuan vetëm 45.

“Konsideroj se nuk ka kuorum për këtë projektligj”, tha Konjufca, raporton Telegrafi.

Ndryshe, nga opozita theksuan se nuk e përkrahin Projektligjin për Byronë.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra tha se Projektligji për Byronë është iniciativë joserioze, e pamatur dhe e vobektë.

Edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, tha se nuk e përkrahin këtë Projektligj, pasi sipas tij, Komisioni i Venecias me opinionin e tij për Byronë ka konfirmuar pretendimet e opozitës.

Ndërsa, Albana Bytyçi, deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, tha se Projektligji për Byronë ka mangësi serioze.

Ndërkaq, para deputetëve, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se ndonëse debati për këtë çështje është mbyllur, sërish si Qeveri mirëpresin diskutimin pas opinionit të Komisionit të Venecias.

Sipas saj, ky Komision i ka dhënë dritën e gjelbër qëllimit që ka Projektligji në fjalë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img