Zafir Berisha ka komentuar foton që u publikua në rrjete sociale, ku ai shihet me armë në brez.
Berisha ka thënë se nuk është e çuditshme që “Zafa” të shihet me armë, por me ndonjë violinë ose flaut.
“Tash me thënë të drejtën me pa Zafën me armë dhe me bë lajm, është pak çudi. Me bo me m’pa me flautë ose me violinë ndoshta duhet m’u kon lajm. Sido që të jetë, ka njerëz që emrin tim si emër, atraktiv për rrjete sociale, e përdorin. Unë nuk e shoh shumë tragjike këtë”, ka thënë ai.
Ai, me ironi tha se kohëve të fundit është demokratizuar, por tha se ende mban tri armë të legalizuara.
“Ti e di që kohëve të fundit unë jam demokratizu. Unë e vizitoj natyrën, por megjithatë unë kam leje për tri armë. Në mesin e tyre e kam lejen për armën ikonike për mu, të legalizume, d.m.th snajperkën, një armë që s’kam mundur ta mbajë fshehur. Është arma që e kam përdorur në luftë”, ka thënë ai.