Mediet serbe kanë shkruar se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, do të qëndroj në paraburgim të paktën 18 ditë.
“Tanjug” shkruan më pas se kjo do të varet nga vendimi i gjykatës franceze, e cila do të veprojë në përputhje me normat e tyre penale dhe dispozitat e Konventës Evropiane për Ekstradimin.
Procesi i vendosjes rreth kërkesës për ekstradim e Haradinajt do të bëhet sipas rregullave të Konventës Evropiane për Ekstradimin, ka konfirmuar puprokuroria serbe për “Tanjung”.
Ndërkohë, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se prokurorët serbë kanë një sërë provash dhe elementesh inkriminuese ndaj Ramush Haradinajt.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës u ndalua të mërkurën nga policia në pjesën franceze të aeroportit Basel-Mulhouse, i hapur në vitin 1946, për të shërbyer në rajonin kufitar ndërmjet Francës, Zvicrës e Gjermanisë. /albeu.com/