Radio Televizioni i Kosovës (RTK) dhe Telekomi i Kosovës, kanë përfunduar vitin 2021 me humbje.
Saktësisht, humbja e Telekomit ishte 10 milionë e 800 mijë euro, ndërsa ajo e RTK-së 800 mijë euro.
Këtë e ka kumtuar të martën, Vlora Spanca, auditore e përgjithshme, gjatë një konference për medial – aty janë prezantuar raportet e auditimit – sipas saj humbjet ishin për shkak të keqmenaxhimit.
Por jo të gjitha institucionet përfunduan me humbje – Termkosi ka dalë në fiitm 1 milionë e 900 mijë euro.
Spanca ka folur edhe për të tjera institucione.
“.Tek hidrocentralet karakterizohet me mangësi që nuk siguron shfrytëzim efikas të ujërave. Nga analizimi i 80 për qind të raporteve, 67 raste për kryerjen e veprave penale. Për këtë sezone kanë rezultuar 993 rekomandime të rregullsisë së performorancës”, ka deklaruar ajo.