1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

A po frikohen policët nga të “fortët”, përplasen Ylli Hoxha me ish-kryeshefin i IPK-së

Sipas ish-kryeshefit të IPK-së Fitim Shishanit, policia ka respekt dhe jo frikë ndaj disa personave që kanë pasur të kaluar të lavdishme në luftë.

Por këtë e ka kundërshtuar, analisti Ylli Hoxha, i cili thotë se policia ndryshe i trajton komandantët ndërsa ndryshe politikanët pasi sipas tij ata kanë frikë më shumë se respekt.

Analisti për këtë ka marrë shembull rastin e Rexhep Selimit kur kishte pasur një incident në Kuvendin e Kosovës.

“Policia ndryshe do të ishin sjellë me Visar Ymerin apo Glauk Konjufcën”, ka thënë Hoxha në Debat Plus të RTV Dukagjinit.

“Rexhep Selimit 15 policë i kishin ardhur dhe vetëm e kishin vëzhguar dhe asnjë nga ta nuk e kishte kontrolluar deri sa ai i’u kishte dhënë leje vetë”, ka shtuar analisti i cili thotë se po të kishte qenë Visar Ymeri “do ta kishin shtirë për tokë”.

Shishani ka thënë se “nëse policia ka frikë atëherë ai nuk e di si do ta bëjë gjumin pasi atë nuk ka kush e siguron”.

“Profesioni i policit nuk duhet të këtë frikë”, ka shtuar Shishani.

Ai thotë se policët “nuk kanë frikë por ndoshta vetëm respekt të tepruar për figurat e luftës”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img