-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Prokuroria Speciale ngritë aktakuzë për krime lufte

Një prokuror i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) ngriti aktakuzë kundër B.S. për veprime të cilat pretendohet se janë kryer në Fushë Kosovë, më ose rreth datës 26 mars 1999.

Sipas prokurorisë, kjo aktakuzë, është ngritur nga prokurori pas ekstradimit të pandehurit nga Bosnja.

“ I pandehuri akuzohet për: Krime të luftës kundër popullatës civile, siç parashihet dhe dënohet në bazë të neneve 22 dhe 142 të Ligjit Penal të republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (LPRSFJ), aktualisht të ndëshkueshme në bazë të neneve 31 dhe 152 të Kodit Penal të Kosovës (KPK), në shkelje të nenit 3 të përbashkët për katër Konventat e Gjenevës të datës 12 gusht 1949, dhe në shkelje të neneve 4 dhe 5(1) të Protokollit shtesë II të datës 8 qershor 1977 të Konventave të Gjenevës të vitit 1949, të gjitha këto rregulla të së drejtës ndërkombëtare në fuqi gjatë kohës së konfliktit të armatosur të brendshëm në Kosovë dhe gjatë gjithë kohës përkatëse”, njofton Prokuroria Speciale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img