-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Arrestohet i dyshuari për sulm në Kopenhagë, është një danez 22-vjeçar

Një person i armatosur hapi zjarr në një qendër tregtare në Kopenhagë, duke vrarë një numër të paspecifikuar njerëzish dhe duke plagosur disa të tjerë të dielën, tha policia.

Sulmuesi i dyshuar, i cili është në paraburgim, është një burrë danez 22-vjeçar, i cili u arrestua pranë qendrës tregtare Fields që gjendet në periferi jugore të kryeqytetit, tha inspektori i policisë Søren Thomassen, kreu i njësisë së operacioneve të policisë së Kopenhagës.

“Ne e dimë se ka disa të vdekur” dhe “disa të plagosur”, tha Thomassen në një konferencë për media, duke shtuar se nuk mund të përjashtohet akti i terrorit.

“Ne nuk kemi informacione se të tjerë janë të përfshirë. Kjo është ajo që ne dimë tani”.

Ai nuk dha asnjë detaj të mëtejshëm për viktimat apo të dyshuarit, apo sa njerëz u vranë apo u plagosën.

Qendra tregtare ku ndodhi ngjarja është një nga më të mëdhatë në Skandinavi.

Spitali kryesor i kryeqytetit danez, Rigshospitalet, ka pranuar një “grup të vogël pacientësh” për trajtim, tha një zëdhënës për Reuters. Spitali ka thirrur staf shtesë, duke përfshirë kirurgë dhe infermierë, shtoi zëdhënësi.

Qendra tregtare është në periferi të Kopenhagës, pikërisht përballë një linje metroje që lidh qendrën e qytetit me aeroportin ndërkombëtar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img