-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Aksident me vdekje, biznes ilegal e deri te rrahja e kusheririt– Kush janë familja e Nuredin Lushtakut që u përfshin në plagosjen e policëve

Mbrëmë u plagosën dy zyrtarë policorë në Skenderaj. Të përfshirë në këtë rast dyshohet se janë ish-nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtaku, dy djemtë dhe vëllezërit e tij.

Njëri nga vëllëzërit e Nuredin Lushtakut të përfshirë në këtë ngjarje është Faton Lushtaku.

Por, emri i biznesmenit Faton Lushtaku nuk është hera e parë që ka dalë në media.

Kjo për faktin se ai në vitin 2017 përderisa ishte duke vozitur në rrugën Skenderaj-Drenas ka goditur aksidentalisht një nxënëse 15 vjeçare me inicialet Q.S, e cila vdiq nga lëndimet e rënda.

Familja e viktimës Q.S ia kishte falur gjakun familjes Lushtaku.

Akti i shtrirjes së dorës, kishte ndodhur gjatë varrimit ku shumë qytetarë kishin shkuar për t’i dhënë lamtumirën e fundit 15 vjeçares, e në mesin e tyre ishte edhe kryetari Bekim Jashari bashkë me nënkryetarin Nuredin Lushtaku.

Ndërsa gjatë vitit 2021 Faton Lushtaku është akuzuar edhe për biznes ilegal.

Faton Lushtaku kishte vazhduar tregtin e tij ilegale të thëngjillit ku dhe pas disa denoncimeve të bëra në drejtim të tij nga ana e autoriteteve shtetrore ai ka vazhduarë aktivitetin e tij ilegal.

Vëllai i Nuredin Lushtakut ka dëmtuar token dhe ambientin ku në mënyrë të paligjshme tash e disa vite ai shfrytëzon një basen thëngjilli në fshatin Polac të Skenderajt. Sipërfaqja prej 13 mijë e 902 metrash katrorë e këtij minerali nëntokësor është gërmuar nga Faton Lushtaku.

Në atë kohë ish-kryetari i Skenderajit Bekim Jashari nuk kishte marrë asnjë masë kundër këtij biznesi ilegal.

Komisioni i Pavarur për Miniera e Minerale, një autoritet që mbikqyr shfrytëzimin e pasurisë nëntokësore, më 7 mars 2021 ka dorëzuar në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës kallëzim penal kundër shfrytëzuesit ilegal të kësaj hapësire të thëngjillit.

Lushtaku është paditur para disa viteve për këtë aktivitet, por ai nuk e ka ndalur tregtin e tij ilegale.

Ai në deklarimin e pasurisë të dorëzuar në mars të vitit 2021 në  Agjencinë Kundër Korrupsion ka shënuar se ka të ardhura vjetore prej rreth 92 mijë euro nga bizneset e përbashkëta familjare.

Lushtaku ka deklaruar si pasuri të përbashkët familjare një objekt të biznesit të kontrollimit teknik të automjetet si dhe një kompleks afaristo-banesor.

Probleme në Ministri e në Kuvend

Për natyrën e njërit prej themeluesve të UÇK-së, një rast si ky i fundit nuk përbën befasi. 

Në vitin 2012, sa ishte zëvendësministër i Diasporës, Nuredin Lushtaku nuk i kishte kursyer as grushtet dhe shpullat në një përplasje për ta sqaruar një mosmarrëveshje me atëherë drejtorin e Departamentit për Politika të Diasporës në këtë dikaster, Mustafë Xhemajlin.

“Koha Ditore” raportonte se Lushtaku e kishte goditur Xhemajlin pasi ky i fundit kishte refuzuar ta punësonte një person të afërt të tij. Rasti nuk ishte raportuar në polici dhe gazeta raportonte se konflikti kishte nisur të zgjidhej sipas kanunit.

Si deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Lushtaku për pak sa nuk ishte protagonist i një sulmi të pa parë më herët në Kuvendin e Kosovës, në një seancë ku po diskutohej për vlerat e luftës.

Më 27 dhjetor të vitit 2016, Lushtaku i ishte sulur atëherë deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca duke bërtitur, teksa ky i fundit po e lexonte një letër të ish-kryetarit të Skënderajt, Sami Lushtaku. Në atë letër, Sami Lushtaku akuzonte bashkëpartiakët e tij për dënimin që i ishte shqiptuar në procesin gjyqësor Drenica 1.

Nuredin Lushtaku kishte vendosur t’i përgjigjej fizikisht Glauk Konjufcës.

Kjo ishte një prej rasteve të rralla kur Nuredin Lushtaku po bëhej protagonist në një “diskutim parlamentar”, shkruan Express.

Juristi me profesion nuk pëlqente ta merrte fjalën për të diskutuar për ndonjë ligj. Me këtë akt, vlerësohej se Nuredin Lushtaku po i dilte në mbrojtje kushëririt të tij, Sami Lushtakut, ndërsa ky ishte kryetar i Skënderajt.

Një vit më pas, Nuredin Lushtaku vendosi të dilte kundër Sami Lushtakut, pasi ky, si kryetar i degës së PDK-së në Skënderaj, i kishte përjashtuar disa zyrtarë, përfshirë deputetin Bekim Haxhiu.

Nuredin Lushtaku ishte pozicionuar qartë kur një debat në distancë kishte nisur mes ish-kryetarit të Skënderajt, Bekim Jasharit dhe Sami Lushtaku. Në përplasjet mes këtyre, Nuredin Lushtaku në dhjetor të vitit 2020 i dha plotësisht të drejtë akuzave të Bekim Jasharit.

“Deklaratat e Bekim Jasharit për Sami Lushtakun i shoh si të vërteta. Samia është e vërtetë që është larguar nga Kosova në vitin 1993, ndërsa është kthyer në vitin 1998 edhe pse mundësitë kanë qenë që të kthehen edhe më herët”, ka thënë Nuredin Lushtaku në Kanal 10.

Ai thoshte po ashtu se Sami Lushtaku kishte blerë tokë gjatë luftës.

“Është e vërtetë që ka blerë tokë gjatë luftës, kjo ka ndodh pas ofenzivës së shtatorit. Unë nuk e di kujt ka mund t’i shkojë mendja në atë kohë të blejë tokë, kur Drenica dihet se ka qenë mjerim, njerëzit s’kanë pasur strehim”, ka thënë Lushtaku.

Nuredin Lushtaku aktualisht përballet me një proces gjyqësor. Ai është një nga të akuzuarit në rastin e njohur si “Veteranët”.

Në janar të vitit të kaluar Gjykata Themelore në Prishtinë kishte dhënë verdiktin e saj në rastin e njohur si “Veteranët”, ku për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar janë akuzuar ish-kryeministri Agim Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, ish-deputeti Shkumbin Demalijaj, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

Themelorja kishte vendosur për lirimin e 12 të akuzuarve, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë kohës sa ishin pjesë e Komisionit. 

Gjykata e Apelit më 26 prill e ka kthyer këtë rast në rigjykim. 

Sipas aktakuzës, ata i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës në vlerë prej 88.769.217.04 euro.

Problemet me kusheri

Po ashtu ishte raportuar në vitin 2020 se Nuredin Lushtaku, derisa ka qenë në restorantin e vet, ka sulmuar fizikisht kushëririn Fejzë Lushtaku.

Ndërkaq personi tjetër të cilin Lushtaku e ka sulmuar në objektin e komunës së Skenderajt, është Gani Halilaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img