0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Murati fshiu njërin status, por i zbulohen edhe të tjerë: Me kënd kanë luftu këta 46 mijë veteranë?

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka disa ditë që po kritikohet për një deklaratë të tij të vitit 2016 për veteranët, ku kishte thënë se Kosovës po i kushtojnë më shumë veteranët se sa do i kishin kushtuar disa mercenarë. Ai, derisa kishte kalkuluar shifrat e pensioneve për veteranët e luftës, kishte shkruar se “këta tre muaj lufte të një ushtrie guerile donë me na dalë shumë më shtrenjtë se një ushtri e rregullt”.

Këtë status, Murati e fshiu sot, mirëpo atij i janë zbuluar edhe disa qëndrime të tjera.

Në një shkrim në vitin 2016, Murati  për numrin e 46 mijë veteranëve ka pyetur se më kë kanë luftuar këta veteran, kur statistikat po thonë që në luftën e Kosovës janë vrarë rreth 1 mijë e 500 ushtarë serb, rreth 300 nga UCK-ja dhe rreth 1 mijë e 200 nga NATO.

Tutje, në një qëndrim tjetër të tij, të shkruar në rrjetin social Facebook, i shkruar në vitin 2018, Murati ka ironizuar me veteranët, duke thënë se ‘Vec sat ë kthehen veteranët prej deti, se e sheh Hashimi qysh guxon me i falë tokë Serbisë’.

Ndryshe, Murati ka disa ditë që po kritikohet për qëndrimin e tij për veteranët, ndonëse ende nuk ka bërë ndonjë reagim, përveç fshirjes së statusit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img