0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Muhamet Hamiti për qeveritarët: Më s’mund t’i quash as praktikantë

I ftuar në emisionin Pressing, profesori universitar dhe funksionari i LDK-së, Muhamet Hamiti ka kritikuar qeverinë Kurti.

Ai ka thënë se qeveritarët e Qeverisë Kurti s’mund t’i quash më as praktikantë, ngase sipas tij, ata i kanë bërë një vit e gjysmë në qeveri.

“Ndoshta diletantë dhe të paaftë mund t’i quash”, ka thënë ai.

Sipas Hamitit, Vetëvendosje ka besuar që për fitoren e saj është gëzuar e tërë bota, duke aluduar se ekzaltimi i fitores nuk e ka lëshuar ende.

Ai ka thënë se qeveritarët duhet të jenë “shërbestarë”, teksa ka kritikuar qeveritarët për arrogancë. 

Gjithashtu, Hamiti ka thënë se karakteristikë e kësaj qeverie kanë qenë punësimet nepotike dhe politike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img