Gazeta Insajderi ka arritur të sigurojë aktakuzën e cila është ngritur dje për rastin e vrasjes së Marigona Osmanit nga Ferizaj. E për të cilën i dyshuar është bashkëjetuesi i saj, Dardan Krivaça.
Aktakuza përmbante detaje të rënda. Për këtë ka reaguar Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Ajo ka thënë se “nuk mjafton dënimi i kriminelëve”, referuar Dardan Krivaçes e Arbër Sejdiut.
Postimi i plotë:
Nuk pata forcë me e lexu deri në fund aktakuzën e cila e përshkruante vrasjen makabre të Marigonës.
Drejtësia nuk mjafton. Nuk mjafton dënimi i kriminelëve.
Kjo vrasje të na shërbejë si këmbanë për ta luftuar e çrrënjosur një mentalitet i cili gruan e godet çdo ditë, në shtëpi, në punë, në hapsirën publike, e qe besa edhe në hapsirat virtuale.
Dhimbje e trishtim pafund.