3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Rama tregon çfarë i tha Biden për Shqipërinë dhe çfarë dëshire shprehi

Gjatë samitit të NATO-s në Madrid të Spanjës, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, është shfaqur i afërt disa herë me presidentin amerikan, Joe Biden.

Në njërin prej postimeve të fundit në Twitter, Rama ka shpalosur pjesë nga biseda që ka zhvilluar me presidentin Biden.

Ai ka thënë se Biden ka folur me fjalët më të mira për Shqipërinë. Po ashtu, sipas tij, është shprehur dëshira për një organizim të përbashkët për 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA.

“Dëgjova nga Presindenti Joe Biden fjalët më të mira për Shqipërinë dhe rolin e saj në Këshillin e Sigurimit e në NATO, si edhe shprehjen e dëshirës së tij për të organizuar diçka bashkarisht me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipëri-SHBA”, ka shkruar Rama.

Po ashtu, Rama ka ka vlerësuar marrëveshjen e arritur mes Suedisë, Finlandës dhe Turqisë.

Ai ka çmuar qasjen e drejtëpdrerjtë të presidentit turk Reccep Tayyip Erdogan për ta shprehur problemin e tij.

“Vlerësova marrëveshjen e arritur mes Suedisë, Finlandës dhe Turqisë,duke çmuar qasjen e drejtëpërdrejtë të Presidentit Erdogan në funksion të një shqetësimi shumë serioz të shtetit turk dhe nënvizuar se kjo marrëveshje është një shembull për zgjidhjet e problemeve mes aleatësh”, ka shkruar Rama në të njëjtin postim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img