Kryetari i Serbisë, Tomislav Nikoliq ka thënë se e ka shtyrë vizitën e tij në Kosovë, për shkak të siç ka pohuar “torturave të pritjes në linjën administrative”.
Sipas mediave serbe, Nikoliq e ka marrë vendimin për shtyrjen e vizitës pasi që ekipi i tij është lënë të presë 8 orë në kufi në përpjekje për të hyrë dhe për të aranzhuar ardhjen e tij në Kosovë, transmeton KTV.
“Është e vërtetë që nuk do të shkoj. Nesër do të nis festimet e Krishtlindjes në parti dhe do të tregoj se ku kisha dëshirë që t’i kalojë. Nuk kishte torturim fizik, por psikik të njerëzve të mi në kufi”, ka thënë Nikoliq.