-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ish-asistentja e Hotit si ministër: Ishin të ndaluara suitat dhe biletat e klasit biznes

Marigona Berisha, e cila ka qenë asistente e Avdullah Hotit gjatë kohës kur ky i fundit ishte ministër i Financave, i ka komentuar shpenzimet e kryeministrit Albin Kurti dhe anëtarëve të delegacionit të Kosovës gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo vizitë, ajo tha se ia kujtoi përvojën e saj me ish-kryeministrin Avdullah Hoti, gjatë kohës së tij si ministër.

“Kjo vizite e Kurtit ne SHBA ma kujtoi pervojen time me Avdullah Hotin, gjate kohes sa ky ishte minister i financave, ndersa une asistente e tij. Ne ate periudhe jam marre edhe me rezervime te hoteleve dhe te biletave”, shkroi Berisha në Twitter.

“Pa dashte me tingellu patetike, ama po e them pa modesti – te ndaluar e kam pase me shiku suita te hoteleve ose bileta te klasit biznes. Edhe pas perzgjedhjes se cmimeve ma te volitshme, serish ish-ministri i shihte e i analizonte vete”, ka shtuar ajo.

Ish-asistentja përmendi edhe problemin më të madh që tha se e kishte gjatë vizitave të Hotit jashtë vendit.

“Hjeken ma te madhe e kisha kur m’i nderronte datat shpesh, sepse donte qe te qendronte pak dite duke e mbingarkuar agjenden me takime, me qellim te kursimit te financave. Khuu, cfare stresi ma jepte”, ka shkruar Marigona Berisha.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img