Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, këto ditë ka qënruar në Kosovë.
Gjatë vizitës së tij, diplomati sllovak u takua me kryeministrin Albin Kurti, liderë të opozitës dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.
Kurse, sot përfundon vizita e tij. Me këtë rast, Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, mban konferencë për medie në ora 10:00.