Flamuri i Republikës së Kosovës është ngritur mbrapsht në hyrje të objektit të Konsullatës së Kosovës në kryeqytetin e Danimarkës, në Kopenhagë.
KALLXO.com ka siguruar fotografi të dielën në afërsi të objektit të Konsullatës së Kosovës.
Nga fotografitë shihet se në të njëjtin objekt është i vendosur edhe flamuri i Republikës së Shqipërisë, pasi aty gjendet Ambasada e Shqipërisë në Kopenhagë.
Por përkundër atij të Kosovës, flamuri i Shqipërisë është vendosur në mënyrë të rregullt.
KALLXO.com ka dërguar pyetje në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Kopenhagë, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Presidencën e Kosovës, në lidhje me skandalin e vendosjes së flamurit, dhe është në pritje të përgjigjeve.
Më poshtë ju sjellim pamjet e flamurit të Kosovës në Kopenhagë: