Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe dy qytetarë të Kosovës, të cilat janë sulmuar nga qentë endacakë, kanë paraqitur padi për mosveprim të organeve shtetërore, shkelje të të drejtave të njeriut dhe për kompensim të dëmit.
Për këtë, në Komuna e Prishtinës nuk kanë dashur të flasin e nuk kanë dhënë detaje as për planet e tyre për gjetjen e zgjidhjes së këtij problemi.
Qentë endacakë janë bërë shumë problematik për kryeqytetin dhe vazhdojnë të jenë pengesë për qytetarët që të ecin lirshëm në rrugë të ndryshme të kryeqytetit.
Ka shumë raste kur qytetarët ishin sulmuar nga qentë në rrugët Prishtinës.
Ndërsa një rast të tillë e kishte përjetuar edhe Kosovare Bajraktari, e cila ka rrëfyer ngjarjen.
“Ishte koha pak e ftohtë edhe papritmas e kam pa që mu kanë vërsul një tufë me qen dhe në atë moment nuk kam ditë si me reagojë. Asnjëherë nuk jam frikësuar nga qentë endacakë por tash që kam përjetuar sulmin nga ta, tani i kam fobi”, ka thënë, Kosovare Bajraktari – Qytetare.
E për këtë, ajo bashkë me Grupin për Studime Juridike dhe Politike kanë ngritur padi për mosveprim të organeve shtetërore, shkelje të të drejtave të njeriut dhe për kompensim të dëmit.
Nga GLPS treguan se kjo padi është paraqitur kundër Ministrisë së Bujqësisë, Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Komunës së Prishtinës.
“GLPS dhe qytetarët paditëse synojnë që përveç kompensimit të dëmit material dhe jo material, që Ministria e Bujqësisë, AUV dhe Komuna e Prishtinës ta zbatojnë legjislacionin në fuqi dhe ti marrin masat e duhura për mbrojtjen e jetës së qytetarëve nga qentë endacak”, ka theksuar Donika Çeta – Eksperte ligjore GLPS.
RTVD ka kërkuar qëndrim nga institucionet e paditura por ata nuk kanë kthyer përgjigje.
Pos kësaj, Komuna e Prishtinës as nuk ka treguar se a është afër një zgjidhje për zgjidhjen e problemit me qen endacakë në kryeqytet.