Kryekuvendari Glauk Konjufca e ka dhënë qëndrimin zyrtar të Lëvizjes Vetëvendosje për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Konjufca tha se për VV-në, UÇK-ja ka qenë organizimi më i rëndësishëm që ka qenë drejtpërdrejt i mishëruar në vullnetin e popullit.
Sipas tij, UÇK-ja e ka mishëruar qëllimin historik më fisnik dhe më të shenjtë të kombit shqiptar, pra çlirimin e Kosovës.
“Për VV-në UCK është përpjekja më e rëndësishme i cili ka qenë drejtpërdrejt i mishnun në vullnetin e popullit, e cila ka mishnu qëllimin historik më fisnik dhe më të shenjt të kombit shqiptar që ka qenë për çlirimin e Kosovës. Kjo është ushtria jonë, që është përbërë prej djemve dha vajzave ,ë të mirë për me e shporr Serbinë prej trojeve tona. Ky është qëndrimi zyrtar i VV-së për UCK”, tha Konjufca në ATV.