0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj – Konjufcës: “Rrahman Morina, na e jep edhe neve fjalën”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i është referuar me emrin e ish-funksionarit të ish-Federatës Jugosllave, “Rrahman Morina”, kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës.

Teksa kryeparlamentari Konjufca po thoshte se deputetja Ganimete Musliu është e fundit në deklarimet jashtë rendit të ditës, Haradinaj reagoi nga karrigia duke iu drejtuar Konjufcës me fjalët: “Rrahman Morina, na e jep edhe neve fjalën”.

UDB-ja apo Drejtoria e Sigurimit të Shtetit të atëhershëm është përgjegjëse për shumë vrasje e maltretime të shqiptarëve.

Rrahman Morina ishte pjesë e sistemit të atëhershëm serb deri në vrasjen e tij më 1990 dhe nga Beogradi shihej si udhëheqës i Kosovës.

Kush ishte Rrahman Morina, njeriu që e përmendi Haradinaj?

Kreu i AAK-së votimin e Listës Serbe për rritjen e pagës pa u përfshirë veteranët e luftës e krahasoi me një personalitet që nuk duhej fort nga shqiptarët në vitet e 90-ta.

“Sot në Kuvend u kthye Rrahman Morina e UDB-ja”, tha Haradinaj.

Ky deklarim edhe mund të kuptohet më mirë, nëse shpjegohet vepra e Rrahman Morinës, të cilin një ish-gazetar e quan vegël të Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img