Alban Kastrati nga Festivali “Sunny Hill” ka njoftuar se po planifikohet që ky festival në të ardhmen të mbahet në të dyja kryeqytetet shqiptare.
Kastrati në një intervistë për emisionin “Ça ka 3” të KTV-së, ka thënë se po tentohet që të mbahen dy edicione të këtij festivali, sikurse në Tiranë, ku edhe do të organizohet edicioni i sivjetmë, gjithashtu edhe në Prishtinë ku edhe ka nisur si projekt.
Ai ka thënë se ky festival i takon Prishtinës, andaj pritet që t’i jepet hapësira e nevojshme për ta realizuar atë në këtë vend.
“Dëshira është që t’i kemi dy edicione, por gjithsesi edhe në Prishtinë sepse festivali nëse emrin e ka Sunny Hill, i takon Prishtinës dhe duhet ta ketë një hapësirë të përhershme, e cila duhet të jetë dinjitoze dhe ia mundëson ta realizojë gjithë potencialin që e ka festivali”, ka thënë Kastrati.