-1.6 C
Pristina
Tuesday, December 31, 2024

Buy now

spot_img

Vettingu në drejtësi dhe konfiskimi i pasurisë së paligjshme, BE: Të jetë në përputhje me standardet evropiane dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka inkurajuar Qeverinë e Kosovës që të ndjekë reformën e gjyqësorit në përputhje me standardet përkatëse evropiane dhe ndërkombëtare dhe me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Zëdhënësi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Nikolla Gaon në një deklaratë për Telegrafin theksoi se Bashkimi Evropian vlerëson punën e Komisionit të Venecias për nxjerrjen e opinioneve në lidhje me Koncept-Dokumentin për Vetingun e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, draft amendamentet e Kushtetutës së Kosovës, si dhe Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

“Është me rëndësi të sigurohet që secila masë e reformës në drejtësi të hartohet dhe zbatohet në përputhje me standardet evropiane dhe rekomandimet e theksuara nga Komisioni i Venecias në opinionet e tij.

Në përputhje me opinionet e Komisionit të Venecias, BE-ja konsideron se vetingu në shkallë të gjerë i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të konsiderohet vetëm si masë e jashtëzakonshme e fundit pasi të jenë shteruar të gjitha mjetet dhe mekanizmat ekzistues për sigurimin e integritetit brenda gjyqësorit”, tha ai.

Gaon më tej shtoi se BE-ja inkurajon fuqishëm Qeverinë e Kosovës të ndjekë reformën e gjyqësorit në përputhje me standardet përkatëse evropiane dhe ndërkombëtare dhe me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

“Për të siguruar ndikim afatgjatë nevojitet një qasje më gjithëpërfshirëse ndaj reformës së gjyqësorit. BE-ja ka dialog të vazhdueshëm me Qeverinë e Kosovës për çështjet e reformës në drejtësi. BE-ja mirëpret që të angazhohet edhe më tej në këtë çështje për të mirën e qytetarëve të Kosovës dhe për fuqizimin e sundimit të ligjit”, tha ai.

Ndryshe, sot kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media ka njoftuar për fillimin e reformës siç e quajti ai substanciale në sistemin gjyqësor, Vettingun dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Kurti në një konferencë për media me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se rivlerësimin dhe verifikimin e aftësive të krerëve të pushtetit gjyqësor e prokurorial e nisin me mekanizmat e jashtëm të pavarur nga çdo ndërhyrje.

“Sot jam para jush për të prezantuar fillimin e reformës substanciale në sistemin gjyqësor, Vettingut dhe konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme…. Të dy këto të vlerësuar lartë edhe nga Komisioni i Venecias që Qeverisë së Kosovës ia ka falur besimin e plotë për të jetësuar reformën e premtuar”, tha kryeministri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img