10.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Çitaku: Ka diçka kulturore në trajtimin e veteranëve, ka cinizëm e përqeshje deri në mohim

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë në T7 se trajtimi i veteranëve me nënçmim dhe përbuzje është bërë pjesë kulturore e shoqërisë falë trajtimit politik.

Çitaku ka komentuar mospërfshirjen e veteranëve në ligjin për rritjen për rrogën minimale në Kosovë, duke thënë se kjo çështje tanimë është politizuar.

“Ka diçka kulturore në trajtimin e veteranëve, ka cinizëm e përqeshje deri në mohim”, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se tanimë po i shohim qëndresën e Ukrainës ndaj Rusisë, duke thënë se veteranët kanë luftuar në kushte edhe më të pafavorshme ndaj regjimit serb.

“Këta djem e vajza kanë qenë në gjendje të dhëjnë jetën për këtë vend, e ne sot i tallim e i trajtojmë me nënçmim. Tash po e shohim heroizimin e popullit ukrainas ndaj agresionit rus. Por ndoshta nuk duhet të shkojmë deri atje larg, pasi ne heronjët i kemi këtu mes nesh. Është mirë që kryeministri Kurti i ka thirrë në takim dhe po shpresoj shumë që të ketë marrëveshje të shpejtë”, përfundoi ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img