Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” ka pranuar sot një kërcënim me bombë për shkak të të cilës udhëtarët dhe personeli janë evakuuar.
Kështu deklaroi Valentina Gara, zëdhënëse e aeroportit.
“Kemi pranuar një kërcënim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre”, ka thënë ajo.
Për momentin nuk janë dhënë më shumë detaje.
Kohëve të fundit ka pasur disa alarme të ngjashme për bomba në Kosovë, të cilat kanë rezultuar të rreme.