1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

“Sunny Hill”, humbje e madhe ekonomike për Kosovën – sa para do të qarkullonin?

Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, vlerëson se zhvendosja e festivalit “Sunny Hill” nga Prishtina në Tiranë është humbje e madhe ekonomike për vendin.

Rukiqi në Klan Kosova tha se nga ky organizim do të qarkullonin nga 10 deri në 15 milionë euro.

“Gjithmonë kur realizohen dëmet nuk janë vetëm ato direkte si shpenzimet që do të bënin vizitorët dhe përgatitjen për këtë organizim. Në pjesën indirekte nuk mund të masim pasi do të shihet në një afat më të gjatë. Kjo është një humbje e madhe ekonomike për vendin, pasi kemi nevojë më shumë për aktivitet kulturor dhe aktivitet që do të flitej për Kosovën në botë”.

“Një festival i tillë katërditor sipas llogaritjeve ekonomike do të kishte mes 10-15 milionë qarkullim. Fitimi mbetet për t’u diskutuar por janë shpenzime që bëhen kryesisht në sektorin e ekonomisë, por do të fitonin edhe shumë prodhues vendor” thotë Rukiqi.

Mes tjerash, Rukiqi, konsideron se “Sunny Hill” do të vendoste Kosovën në hartën e turizmit argëtues.

“Sot kemi forma të ndryshme të turizmit, në botë është në rritje turizmi i argëtimit. Kosova fillojë të vendos vetën në hartën e turizmit për argëtim, që njerëzit të vijnë këtu për tu argëtuar si “Sunny Hill”, “Doku Fest e të tjera. Këto evente filluan të promovojnë Kosovën që ka argëtim dhe se Kosova është një vend normal ku zhvillohen këto ngjarje. Nga shumë Kosova nuk llogaritet si vend normal.

“Në portretizimin që i bëhet Kosovës në shumë vend është si vend i dalë nga lufta, që ka zona të minuara, mungesë fluturimesh e transporti. Një aktivitet si “Sunny Hill” do të promovonte potencialin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”.

Po ashtu Rukiqi vlerëson se na mbetën 17 hektarë tokë, por humbëm një festival me renome botërore që do të promovohej pa pagesë.

“Artikujt që do të publikoheshin janë më të rëndësishëm, pasi publikimet në ballina të revistave të ndryshme botërore do të ishin pa pagesë dhe efekti do të ishte mbi 20 milionë euro. 17 hektarë tokë na mbetën, por, e humbëm një festival shumë të rëndësishëm”, tha Rukiqi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img