4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Djali i kryetarit të naftëtarëve, Dillon Berjani, e deklaron pasurinë si këshilltar i Besnik Bislimit

Ndër ata që ka deklaruar pasurinë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit është edhe Dillon Berjani. Ai është djali i Fadil Berjanit, pronarit të “Dilloni Benz” dhe kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve

Dillon Berjani është Këshilltar Politik, i emëruar më 10 janar 2022, sipas të dhënave që ai i ka dorëzuar në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Në deklarimin e pasurisë nuk specifikohet se në cilën zyrë punon, por mediat kanë raportuar se ai është bërë këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, shkruan Gazeta Express.

Nga deklarimi i pasurisë, AKK

Emri i tij është i njohur nga pikat e karburanteve “Dilloni Benz”, të cilat janë në pronësi të prindërve të tij.

Dillon dhe Fadil Berjani

Berjani ka deklaruar të tijën një banesë me vlerë 250 mijë euro, e cila i është trashëguar.

Të trashëguar e ka deklaruar edhe një veturë me vlerë prej 15 mijë euro. Para të gatshme në bankë, ka deklaruar se i ka 10 mijë euro.

Berjani ka deklaruar pagën që e merr në Zyrë të Kryeministrit dhe një pagë që e merr nga “Dilloni Benz”.

Deklarimi i pasurisë, AKK
Deklarimi i pasurisë, AKK 
Deklarimi i pasurisë, AKK

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img