15.5 C
Pristina
Saturday, September 21, 2024

Buy now

spot_img

Deputeti i VV-së kundër Qeverisë për veteranët: Nuk do ta votoj ligjin për pagën minimale!

Sot në Kuvendin e Kosovës është në ren dite ligji për pagën minimale, në të cilën nuk janë të përfshirë veteranët e luftës.

Për këtë, veteranët kanë protestuar dhe kanë paralajmëruar sërish protesta.

Kundër mos përfshirjes së veteranëve në këtë ligj janë edhe partitë opozitare.

Përpos tyre, kundër është edhe deputeti i VV-së, Fatmir Humolli.

Kështu ka bërë të ditur ai për Gazeta Blic, derisa ka thënë se do të votojë kundër këtij ligji, teksa ka shtuar se qeveria duhet t’i pastrojë listat e veteranëve.“Jo nuk do të votoj.

Veteranët duhet të jenë pjesë e pagës minimale. Qeveria duhet të punojë për pastrim të listës, kjo nuk është obligim i Shoqatës së Veteranëve”, ka thënë Humolli.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img