2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Bujar Osmani: Edi Rama ishte i ashpër ndaj Bullgarisë, përdori fjalor jodiplomatik

Kreu i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani i ftuar në emisionin Click Plus, foli edhe për samitin që u mbajt pak ditë më parë në Ohër ku tha se qëndrimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama ishte shumë i ashpër ndaj Bullgarisë dhe fjalori ishte krejtësisht jo diplomatik, por ai e tha qartazi se kjo është një padrejtësi që po i bëhet vendit tonë me veton bullgare.

“Rama ishte shumë i ashpër ndaj Bullgarisë, me një fjalor krejtësisht jo diplomatik dhe e shqetësoj delegacionin bullgar atje duke thënë se ky është një turp çfarë po bën tani Bullgaria kundrejt nesh. Ai realisht këtë po e bën për ne”.

“Edhe Shqipëria është viktimë i këtij konteksti, por ata janë më të drejtpërdrejtë. Ne i jemi falënderues kryeministrin Rama për mbështetjen që na dha gjatë samitit”, tha Osmani.

Ai shtoi se shakaja e Ramës me Kovaçevskin ishte vazhdimësi e një bisede tjetër që kishte ndodhur në samit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img