0.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Xhaviti Haliti i reagon Donika Gërvallës: “Nëse s’do të ekzistonte UÇK-ja, serbët do të ishin në Kosovë”

Xhavit Haliti nga PDK-ja ka shpërndarë një citat të gazetarit britanik, Tim Judah, që kishte mbuluar luftën e Kosovës, i cili kishte thënë se “nëse s’do të ekzistonte UÇK-ja ata [serbët] do të ishin akoma atje”. 

Ky reagim i Halitit vjen si kundërpërgjigje për ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, e cila në urimin e saj për Ditën e Çlirimit të Kosovës nuk e përmendi UÇK-në. 

Haliti citon Judah të ketë thënë: “Ushtria Çlirimtare e Kosovës duhet të renditet si njëra ndër lëvisjte më të suksesshme guerile në historinë moderne. Brenda nëntëmbëdhjetë muajve nga dalja e saj publike, ajo i përmbushi qëllimet e saj – pasi arriti të nënkontraktojë aleancën më të fuqishme ushtarake për qëllimet e luftës së saj. Në fund të fundit nuk ka rëndësi se si u dëbuan serbët nga Kosova. Ajo që ka rëndësi është se ata kanë qenë në Kosovë – dhe nëse nuk do të ekzistonte UÇK, ata do të ishin akoma atje”.

Gazetari britanik ka shkruar disa libra për gjeopolitikën në Ballkan, shumica prej tyre të fokusuar për Kosovën dhe Serbinë. Përveç Ballkanit, Judah aktualisht është korrespodent për “The Economist” edhe për Kievin.

Gërvalla dje nxiti kritika kundër saj me një postim në Facebook ku uron Ditën e Çlirimit të Kosovës, pa përmendur UÇK-në, derisa falënderon ushtarët e NATO-s dhe KFOR-it.

“Mrekullia e para 23 vjetëve nuk mund të arrihej pa një sakrificë të jashtëzakonshme të vetë Kosovës, pa mbështetjen e të gjithë shqiptarëve anembanë botës dhe pa ndihmën e pazëvendësueshme të partnerëve tanë ndërkombëtarë. Në një ditë si kjo i kujtojmë të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, ata që luftuan pa u ndalur me përkushtim dhe sakrificë të jashtëzakonshme, të gjithë ata që kontribuan në të gjitha format për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Fitimtarë jemi gjithmonë atëherë, kur jemi të bashkuar. Në ditën e çlirimit të Kosovës kujtojmë edhe të gjithë ushtarët e NATO-s dhe KFOR-it, të cilët kontribuan fillimisht në çlirimin e Kosovës dhe më pas në paqen dhe stabilitetin e saj. Nderimi dhe mirënjohja jonë për ata ushtarë, të cilët gjatë këtij misioni fisnik humbën jetën, do të jetë i përjetshëm. 12 qershori duhet të na përkujtojë gjithmonë se sa i rëndësishëm është zhvillimi dhe forcimi i Republikës së Kosovës”, ka qenë urimi i Gërvallës dje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img