Ministri i Financave, Hekuran Murati iu është përgjigjur kërkesës për heqje të akcizës për naftën.
Përmes një reagimi të gjatë në Facebook, ministri ka shkruar se “thirrjet për ulje të akcizës së naftës janë thirrje për trashje të fitimit të tregtarëve”.
Ai ka deklaruar se që nga marrja e mandatit, si Qeveri nuk kanë ngritur as edhe një taksë të vetme.
“As TVSH-në, e as akcizën e naftës. Me fjalë tjera, nuk ka as edhe një veprim të vetëm të qeverisë që do të kishte ndikuar në rritjen e çmimit të naftës. Rritja e çmimit të naftës vjen si rezultat i rritjes së çmimit të furnizimit nga importi, që është jashtë kontrollit tonë, por edhe për shkak të rritjes së marzhës së fitimit nga tregtarët e naftës, sidomos tani kur pritet ardhja e mërgatës”, ka shkruar ai.
Murati ka deklaruar se janë duke punuar për nxjerrur një vendim që përcakton saktë çmimin e naftës.
“Prandaj po punojmë për një vendim që cakton çmim tavan dhe marzhë maksimale të fitimit, sepse në situata të tilla të jashtëzakonshme, është e domosdoshme që Qeveria të ndërhyjë në treg për stabilizuar çmimet, gjë që parashihet edhe me legjislacionin në fuqi”, deklaroi ai.
Edhe njëherë, ministri theksoi se thirrjet e opozitës për heqje të akcizës do të ndikojnë në trashjen e xhepit të tregtarë.
“Ndërsa thirrjet e opozitës që Qeveria të ulë TVSH-në apo akcizën në naftë ose produkte tjera, nuk i shërbejnë interesit të qytetarëve. Përkundrazi, një veprim i tillë vetëm sa do të trashte fitimet e tregtarëve në njërën anë, dhe do të kufizonte mundësitë e shtetit që t’i mbështesë familjet në nevojë në anën tjetër”.
Sipas tij “Ulja e TVSH-së apo akcizës në situata inflacionare, jo domosdo reflektohet në zbritje të çmimit tek konsumatori”.
Reagimi i plotë: