1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Greqia – Kosova, mbyllet pjesa e parë

Greqia 0:0 Kosova

45′ Mbyllet pjesa e parë.

41′ Aliti nuk arrin ta largojë topin, rrezikon sërish Greqia, por nuk goditet caku

37′ Tjetër rast për Greqinë, por në vend është Amir Rrahmani.

35′ Mirlind Kryeziu ndëshkohet me karton të verdhë, pas një ndërhyrje në mesfushë. Ai do të mungojë në ndeshjen e radhës të Kosovës, që e luan ndaj Irlandës së Veriut.

32′ Milot Rashica me një krosim nga e majta tenton ta gjejë Zymer Bytyqin, por ndërhyn portieri.

31′ Tjetër aksion i rrezikshëm i Greqisë, por goditja e Bakasetas në fund ishte e dobët.

30′ GJysmë ore lojë, Greqia po e dominon plotësisht ndeshjen deri më tani.

28′ Goditje e rrezikshme nga distanca nga Bakasetas. Fatmirësisht, topi përfundon ngjitur me shtyllën.

23′ Ndërhyrje e rrezikshme në Donat Rrudhanin. Vërejtja e fundit për Baldock.

21′ Depërtim i lehtë i Siovis, nuk pengohet fare nga tanët dhe godet rrezikshëm, por topi përfundon jashtë.

18′ Top i bukur përpara për Bytyqin, por del me kohë nga porta portieri grek.

17′ Goditje e fuqishme e kapitenit të Greqisë, por pritje fantastike nga Aro Muric. Shpëton gol të sigurt.

13′ Kosova me mundësi për të krijuar aksion, por Vedat Muriqi tregohet shumë i ngadalshëm. E humbet topin.

11′ Gabim në mesfushë, por goditja e grekëve përfundon lart mbi portë.

11′ Edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ankohet te gjyqtari për lazerët. Bëhet edhe njëherë thirrje që të ndalen.

10′ Berisha gabon në mesfushë, duke i dhënë mundësi grekëve të dalin në sulm, por Rrahmani ndal aksionin.

9′ Spikeri zyrtar në stadium bën thirrje që të ndalen lazerët në stadium, pasi po pengohen shumë lojtarët e Kosovës.

7′ Depërtim i bukur nga e majta prej grekëve, por Domgjoni largon rrezikun.

5′ Tifozët grekë po i pengojnë lojtarët e Kosovës me drita lazerë, sa herë po janë në pronësi të topit.

1′ Starton ndeshja. Të parët me topin luajnë grekët

20:43. Intonohet himni i Greqisë

20:41. Intonohet himni i Kosovës. Tifozët grekë nuk i ndalin vërshëllimat.

20:40. Futbollistët e të dy ekipeve dalin në fushë.

20:05. Kosova ka vetëm katër lojtarë dhe dy portierë në bankën rezervë. Në anën tjetër, Greqia ka gjithsej 12 lojtarë në stol.

Renditja botërore e FIFA-s

Greqia ka renditje dukshëm më të mirë se Kosova në ranglistën e FIFA-s. Ata gjenden në vendin e 55-të, kurse Kosova gjendet në vendin e 107-të.

Vlera e kombëtareve

Bazuar në sajtin “Transfermarkt”, Kosova ka vlerë më të vogël se Greqia. Vlera e “Dardanëve” është 73 milionë euro, kurse ajo e grekëve 125.8 milionë euro.

Amir Rrahmani është lojtari më i vlefshëm te Kosova, kurse Mavrapanos dhe Vlachodimos te Greqia me nga 15 milionë euro.

Gjendja në grup

Grekët janë liderë të grupit me 9 pikë nga 3 ndeshje, kurse Verdhekaltrit e shohin veten në vendin e dytë me 6 pikë. Irlanda e Veriut gjendet e treta me dy pikë, aq sas ka edhe Qipro në pozitën e fundit.

Kujtojmë se fituesi i grupit do të shkojë në play-off për Evropianin e vitit 2024 dhe po ashtu do të promovohet në Ligën C.

Deklarata e trajnerit Alain Giresse

“Na pret një ndeshje e vështirë pasi Greqia është një kundërshtar i fortë. Nuk mund të them se kjo ndeshje është një finale, por patjetër që është një ndeshje tepër e rëndësishme. Fitorja eventuale në këtë takim sigurisht që do t’i rriste ambiciet tona për ta fituar grupin. Pas fitores kundër Irlandës së Veriut e kemi motivin e duhur por të shohim çfarë do të sjellë ndeshja”, ka thënë Giresse.

Deklarata e Milot Rashicës

“Duke e parë rëndësinë e ndeshjes, shpresoj që kontributi im të ndikoj te golat. Besoj se ndeshja ime ndaj Irlandës së Veriut ishte më e mira në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Kemi shumë mungesa, por të gjithë lojtarët janë gati dhe do të japim maksimumin. Besoj që ka ardhur koha ta bëjmë fitoren e parë ndaj Greqisë. Nëse dëshirojmë ta fitojmë ndeshjen, atëherë duhet të shënojmë gola. Kjo ndeshje mund të përcaktojë gjithçka. Jemi të përgatitur për ta dhënë maksimumin për ta fituar këtë ndeshje. Presim të jetë ndeshje shumë e vështirë, por besoj që me motivimin dhe gjërat e mira që kemi bërë në ndeshjen e kaluar t’i shfrytëzojmë. Kemi luajtur ndaj Greqisë dhe e dimë se si luajnë dhe shpresoj që të dielën të bëjmë paraqitje shumë më të mirë se në ndeshjen e fundit kundër tyre”, ka theksuar Rashica.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img