2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

U vra sot me tritol në makinë, Aleksandër Sadikaj i afërt me vrasësin e vëllezërve Çaça, u ekzekutuan në vitin 2001 në Belgjikë

Nga kërkimet e deritanishme të policisë rezulton se i riu që u vra sot, Aleksandër Sadikaj është njeri i afërt i shtetasit Q.R., i cili vite më parë ka kryer vrasje në Gjirokastër.

Gjithashtu burimet e Anila Hoxhës thanë se se 27-vjeçari është njeri i afërt me A.K nga Memaliaj, i cili është nën akuzë nga belgët për vrasjen e dy vëllezërve Çaça të ekzekutuar në 13 prill të viti 2001 në Belgjikë.

Sipas informacioneve, 27-vjeçari Sadikaj ishte dënuar më parë për vjedhje, për një ngjarje të ndodhur 9 prill të vitit 2011 ku së bashku me personin me inicialet, R.P, të cilët dyshohet se kishin vjedhur një sasi kabulli të Albtelecom.

Gjithashtu 27-vjeçari ishte proceduar edhe për një tentativë vrasjeje,ç’ka ka orientuar edhe grupin e hetimit të hetojë si një pistë të mundshme për të hedhur dritë mbi krimin e sotëm.

Top Channel arriti të siguronte pamjet e para ekskluzive pas shpërthimit të tritolit në makinën tip ‘Volkswagen’, ku humbi jetën Sadikaj.

Në pamje shihet teksa i riu ndihmohet nga kalimtarë të rastit, ndërsa është i gjakosur e me gjymtyrë të këputur si pasojë e shpërthimit të fortë.

Disa persona i afrohen të riut, për ta ndihmuar, ndërsa e kanë transportuar atë me urgjencë drejt spitalit të Traumës ku mbërriti pa shenja jete.

27-vjeçari Aleksandër Sadikaj humbi jetën mesditën e kësaj të shtune si pasojë e një atentati mafioz, në autostradën Sauk-TEG.

Persona ende të paidentifikuar, kishin vendosur një sasi lënde plasëse, në pjesën e përparme të makinës me të cilën i riu po udhëtonte i vetëm.

Dyshohet se shpërthimi ka qenë i telekomanduar në distancë. /tch/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img