23 C
Pristina
Sunday, September 22, 2024

Buy now

spot_img

Mobilizohen studentët edhe për sulme kibernetike, sot zgjedhjet studentore

Në Universitetin e Prishtinës, sot po zhvillohen zgjedhjet studentore, shkruan Insajderi.

Këtë radhë garuese janë 5 organizata të cilat kanë krijuar listat me kandidatët potencial për përfaqësimin e studentëve. Këtë vit, sikurse edhe 2 vite më parë formati i votimit është online.

Por, siq duket, gara për të zënë “karrige” në strukturat studentore në UP i shtyu organiztat të angazhojnë persona të ndryshëm për bllokimin e Sistemit Elektronik për Menaxhimin e Studentëve.

Në media po raportohet se vazhdimisht ka edhe sulme kibernetike gjë që pamundëson votimin e studentëve.

Nderim Hajdini i cili është kandidat për kryetar në kuadër të organizatës “Paqja Studentore” në fakultetin e Filologjisë, tha për Insajderin se nuk ishte në pritshmërinë e organizatës një manipulim i tillë.

“Bllokimi i SEMS-it për votimin e studentëve nuk ishte i pritshëm nga ana e jonë, andaj edhe e mbeshtëtem këtë formë votimi, nuk prisnim manipulim deri në këtë pikë”, tha Hajdini për Insajderin.

Ai shtoi se veprime të tilla nuk mund të konsiderohen normale, megjithatë po presin gjërë në dalje të rezultateve finale.

“Por, këto që po ndodhin nuk janë diçka normale, gjithsesi ne do te presim deri ne mbyllje te votimit, dhe me rezultatet do te shihen edhe manipulimet qe kane mundur te ndodhin”, përfundoi ai për Insajderin.

Ndërkaq, përfaqësuesi i organizatës “Reforma”, tha se as për ta nuk ishte e pritshme që të ketë veprime të tilla e sidomos pasi këto zgjedhje janë studentore.

“SEMS-i është duke u bllokuar jashtëzakonisht shumë, kështu e kuptojmë që ka individë që po e manipulojnë procesin. Deri më tani nuk ka shumë studentë që kanë votuar, por pritet të ketë më shumë në vazhdim”, tha Sopa për Insajderin.

Florent Muqaj nga komisioni zgjedhor i zgjedhjeve të UP-së ka thënë se është bllokuar sistemi E-votimi pasi që në orën 8:30 të mëngjesit ka pasur sulme kibernetike dhe se këtë rast e kanë dërguar tek institucionet e sigurisë.

“Ne e kemi raportuar rastin. Ajo ende s’ka përfunduar nuk mund ta dimë se prej kujt ka ndodhur kjo në ndërkohë nëse vërejmë diçka do t’iu njoftojmë ato palë janë të padukshme kibernetika është e pa dukshme nuk kam aludimin te askush, as persona fizik as juridik, vetëm që mund të ketë të atillë që dëshirojnë ta sulmojnë sistemin…. E kanë bllokuar dërgimin e e-mailave, dërgimi i e-mailave është masa e dytë e sigurisë që e ka të instaluar sistemi, masa e dytë nënkupton ‘studenti kyçet në sems, atij i vjen një kod në e-mail kur ai provon të votojë’ dhe ai kod tash nuk po vjen. Kjo masë e dytë është sulmuar”, tha Muqaj.

Kurse, Dibran Hoxha nga Organizata për rritjen e cilësisë në arsim (ORCA) ka thënë se do ta monitorojnë tërë procesin e zgjedhjeve studentore.

“Ne do të jemi këtu në monitorin për gjatë tërë ditës dy monitoruese nga ORCA janë në senat për me monitoru procesin edhe shpresojmë që çdo gjë do të shkojë mirë natyrisht çdo ngecje të sistemit dhe parregullsi janë personat përgjegjës dhe kompetentë. Ne besojmë në profesionalizmin e tyre dhe shpresoj që edhe studentët që kanë ankesa të mund t’i adresojnë ato në mënyrë korrekte”, ka thënë Hoxha.

Në anën tjetër, numri i studentëve që kanë aplikuar deri në orët e para të paradites ka qenë 1,068 ndërsa gjithsej të drejtë vote kanë 25,629 studentë. Prej tyre, 24,561 sosh ende nuk kanë votuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img