9.3 C
Pristina
Monday, September 23, 2024

Buy now

spot_img

Pas tragjedisë në Prishtinë, komuna nis prerjen dhe krasitjen e drunjve të dëmtuar

Komuna e Prishtinës njoftoi të mërkurën se ka nisur prerjen dhe krasitjen e drunjve të dëmtuar, të cilët paraqesin rrezik potencial si rezultat i kushteve të rënda atmosferike.

Sipas njoftimit, deri tani janë prerë dhe krasitur drunjtë në rrugën “Abedin Rexha” dhe në “Parkun e Qytetit”.

“Komuna e Prishtinës nëpërmjet Hortikulturës dhe Organit Mbikëqyrës është në proces të vazhdueshëm të identifikimit dhe eliminimit të drunjve të dëmtuar të cilët paraqesin rrezik potencial si rezultat i kushteve të rënda atmosferike, si dhe krasitjes së disa prej tyre për të evituar rrezikun nga kabllot e rrymës”.

“Deri tash është bërë realizimi i prerjeve dhe krasitjeve në rr. ‘Abedin Rexha’ dhe në ‘Parkun e Qytetit’”, thuhet në njoftimin për media të komunës.

Tutje, thuhet se planifikohet që me të njëjtat procedura të vazhdohet në “Tauk Bashqe”, në rrugën “Simon Shiroka” – Zona Qendër, në rrugën “Jonuz Zejnullahu” dhe në vende të tjera që mund të paraqesin rrezik për qytetarët.

Ky veprim i Komunës së Prishtinës është ndërmarrë pasi një 30-vjeçar të hënën vdiq si pasojë e rrëzimit të drurit në Pejton, ndërsa u lëndua rëndë një 35-vjeçare.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img