-1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Në kulmin e përfoljeve për korrupsion, Vetëvendosje del me një video ku premtohet “qeverisje pa haraç”

Në kohën kur është përfolur më së shumti për korrupsion, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me një video ku ka premtuar ‘një qeverisje pa haraç’.

Përmes një video të postuar në rrjetin social Twitter, Lëvizja Vetëvendosje thotë se në të kaluarën shumë investitorë kanë shprehur interesim të investojnë në vendin tonë, por sipas tyre, janë larguar pas kërkesave për ryshfet e haraç.

Sipas tyre, tani investitorët e jashtëm kanë parë luftimin e krimit dhe korrupsionit andaj edhe kanë filluar të investojnë në vendin tonë.

“‘Pa ryshfet n’fillim e pa haraç n’fitim’ është sllogani i zgjedhjeve që u jetësua me qeverisjen e VETËVENDOSJE!-s”, thuhet në cicërimën e tyre.

Kujtojmë se ka disa ditë që ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu i cili vjen nga radhët e VV-së është i përfolur për afera korruptive.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img