1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Gërvalla kërkon ndihmën e Polonisë për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës

Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla sot gjatë një takimi me zëvendësministrin e Jashtëm të Polonisë, Szymon Szynkowksi vel Sęk, kërkoi përkrahjen e Varshaëvs zyrtare për të mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës dhe në procesin e aderimit në organizata ndërkombëtare.

Gjatë takimit ministrja Gërvalla, njoftoi zëvendësministrin e Jashtëm polak, lidhur me zhvillimin e gjithmbarshëm të Kosovës, orientimin strategjik të Kosovës në proceset integruese euro-atlantike dhe shprehu angazhimin e Qeverisë për të thelluar bashkëpunimin me Poloninë në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Në takim ministrja Gërvalla, potencoi faktin që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe kërkoi përkrahjen e Polonisë për të mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe në procesin e aderimit në organizata ndërkombëtare.

Bashkëpunimi i ngushtë mes dy ministrive të Jashtme, asaj të Kosovës dhe Polonisë, sot u konkretizua me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes Akademive Diplomatike të të dy ministrive përkatëse.

Gjithashtu, një vend të posaçëm në kuadër të bisedës në takim, kishte agresioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë. Me këtë rast ministrja Gërvalla shprehu solidaritetin jo vetëm me Ukrainën, por edhe Poloninë, e cila po bart barrën kryesore të ndihmës së refugjatëve ukrainas.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img