Egzon Azemi nga Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar Partinë Socialdemokrate se kanë hedhur gaz lotsjellës në protestën e mbajtur këtë të hënë nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, para ndërtesës së Kuvendit. Nol Nushi i PSD-së i ka reaguar Azemit.
“PSD u hedhë gaz lotsjellës veteranëve vetëm që të eskaloj protesta. Kaq tregon mjaftueshëm për sinqeritetin e angazhimit të tyre”, shtoi Azemi në rrjetin social Facebook.
Duke e shpërndarë këtë status në llogarinë e tij në Facebook, Nushi ia ktheu: “brina s’ka…faljani”.