-2.9 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Marina ukrainase pretendon se anijet ruse janë tërhequr nga ujërat bregdetare të Detit të Zi

Marina e Ukrainës pretendon se flota e anijeve ruse në Detin e Zi, është tërhequr për më shumë se 100 kilometra nga brigjet e Ukrainës, si rezultat i sulmeve të pandërprera me raketa e dronë nga ukrainasit.

Në raportin më të ri të ushtrisë ukrainase, është theksuar se marina e këtij vendi po bën përpjekje për ta rikthyer kontrollin në veriperëndim të Detit të Zi, ku rusët zbarkuan në brigje sistemet raketore – përkatësisht në Krime dhe Kherson.

Megjithatë është bërë e ditur se kërcënimi nga sulmi me raketa nga deti është akoma prezent.

“Që nga fillimi i pushtimit, anijet e armikut dhe nëndetëset kanë lansuar mbi 300 raketa në territorin e Ukrainës. Aktualisht intensiteti i sulmeve me raketa Caliber është rritur, derisa armiku po vazhdon të godasë pozicionet tona në tokë”, thuhet ndër tjera në raport.

Marina ukrainase gjithashtu pretendon se rreth 30 anije ruse dhe nëndetëse, po vazhdojnë të bllokojnë trafikun ujor për civilë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img