Një person rreth 30-vjeç ka vdekur si pasojë e pemës së rrëzuar nga erëra e fuqishme në lagjen “Pejton” të Prishtinës, raporton IndeksOnline.
Një tjetër është nisur me autoambulancë drejt emergjencës me lëndime trupore.
Personi i vdekur është ende në vendin e ngjarjes ku i ka rënë pema në kokë ndërsa trupi i tij është mbuluar nga autoritetet.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin.
IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar përkitazi me rastin….