1.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Ia përmendi babanë dhe i tha shko në hamom, Konjufca – Haradinajt: Ruaje qetësinë

Tensionet po vazhdojnë edhe në seancën e Kuvendit, ku po përplasen pozita e opozita rreth pikës ku pritet të diskutohet paga minimale. Deputeti Ramush Haradinaj ka folur nga AAK-ja. 

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, ndërsa protestuesit e udhëhequr nga organizatat e veteranëve të luftës, po qëndrojnë para objektit.

Deputeti Haradinaj ka përmendur disa prej deputetëve të Lëvizjës Vetëvvendosjes, me emra, duke thënë se ‘është turp për ta’. Ka përmendur ish-pjesëtarët e UÇK-së, duke thënë se është turp për ta që po e vënë në diskutim mospërfshirjen e veteranëve në projektligjin për pagën minimale. Mes tyre ka përmendur edhe Konjufcën, por këtij i është drejtuar si “djali i Sherif Konjufcës”.  

“Është turp i madh që njerëzit e zgjedhur të popullit, si ky z. Muja [Armend Muja], e do të tjerë kanë hyrë në këtë shkallë të mashtrimit, çfarë po e dëgjojmë sot në Parlament”, ka thënë Haradinaj.

“Është turp i madh… si me ia pru vetës, si me ia pru këtij populli, këtij parlamenti me diskutu se a është në rregull me i nda veteranët kur e rrisim pagën minimale a s’është. Është turp për ty Glauk Konjufca, djali i Sherif Konjufcës, është turp për Gani Krasniqin, Fatmir Humollin, Enver Dugollin, e krejt këta tjerët”. 

Haradinaj tutje ka thënë se projektligji për paga minimale nuk do të mund të kalojë dhe i ka kërkuar Qeverisë, respektivisht ministrit të Financave, Hekuran Murati, që ta tërheq projektligjin. 

Kryeparlamentari Konjufca i ka kërkuar Haradinajt që ta ruajë qetësinë. 

“Ky është Kuvend edhe vetë keni qenë Kryeministër. Edhe ju po besoj e kuptoni se Parlamenti i ka rregullat e veta. Ju lutem ruajeni qetësinë, nëse keni mundësi”, ka thënë Konjfuca.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img