4.8 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Ku do të mbetet ora 20 mijë dollarëshe që iu dha Xhelal Sveçlës në Katar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ishte në Katar në fund të muajit të kaluar. Nga vizita ku tha se u diskutua bashkëpunimi mes Kosovës dhe Katarit, Sveçla u kthye me në Kosovë me një dhuratë jo të zakontë.

Një orë e markës së njohur ‘Rolex’, në vlerë prej 20 mijë dollarësh, iu dhurua Sveçlës nga kryeministrit i Katarit, Sheikh Khalid bin Khalifa bin Abdulaziz Al-Thani. Për këtë, Sveçla foli të dielën për Express. Ai tha se ka vendosur që ora “të mbetet si pronë për MPB-në, si shenjë miqësie mes dy vendeve tona”.

Ora të cilën tha se nuk deshi ta marrë personalisht, Sveçla tha se e deklaroi në Doganë me t’u kthyer në Prishtinë. Ministri tha se atë më pas e ka dorëzuar në MPB.

“Kjo dhuratë është deklaruar nga unë ne Doganë me të arritur në aeroportin e Prishtinës. Pas verifikimeve disaditore të procedurave nga ana e Doganës, ora i është dorëzuar MPB-së. Në të njejtën kohë, edhe Agjensioni Kundër Korrupcionit është njoftuar, konform legjislacionit në fuqi”, tha ai.

Sveçla e ka njoftuar kryeministrin Albin Kurti se ka vendosur që ta deklarojë këtë orë si pronë të ministrisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img