Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se i ka vdekur nëna.
Pas këtij postimi, ai ka marrë qindra komente ngushëlluese për humbjen e nënës së tij.
Njoftimi i tij:
Nane! Ishe shembull i njeriut fjalepak, te dashur e durimtar. Ishe e urte e me zemer te bute. Jo rastesisht nipat e mbesat te thirrnin “halla zemer”. Sepse e tille ishe. Zemer qe reflektonte sall dashni, butesi e urtesi. Dhe e tille u perjetesove ne zemrat tona.
U prehsh ne paqen e amshimit hyjnor!