Nëntë persona janë lënduar në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në orët e pasdites në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë.
Zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka konfirmuar se në aksidentin e ndodhur janë përfshirë dy makina.
“Rreth orës 16:45, është raportuar për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë”
“Informacionet e para bëjnë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërkaq nëntë persona janë lënduar, të cilëve u është ofruar trajtimin i nevojshëm mjekësor”.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”.