-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kosova larg BE-së – këto janë kriteret që duhet plotësuar, dialogu me Serbinë përcaktues

Institucionet e Kosovës vazhdimisht e kanë potencuar se e kanë prioritet aplikimin në mekanizmat ndërkombëtarë.Vet kryeministri i vendit Abin Kurti, sërish ka thënë se këtë vit Kosova do të aplikojë për statusin e kandidati për anëtarësimin në Bashkimin Evropian (BE).Për njohësit e çështjeve politike thonë se Kosova duhet që të plotësojë një varg kritere politike, juridike dhe ekonomike, shkruan Ekonomia Online.

Madje ata thonë se edhe përmbyllja e dialogut me Serbinë mund t’a ofronte Kosovën kah anëtarësimi në Bashkimin Evropian.Profesori i Shkencave Politike, Dorajet Imeri, ka thënë se Kosova mund të aplikojë për anëtarësim në BE, por është larg përafërmit me këtë institucion.Aplikimin për statusin e kandidatit ai e konsideron përpjekje që Kosova të jetë aktive në politikën e jashtme.

“Ka gjasa që të aplikojmë, por nuk ka gjasa që të pranohemi. Është tregues se kjo është një përpjekje që Kosova po synon të jetë aktive në politikën e jashtme, në ndërkohë përmes këtij mekanizmi do të mund të forconte edhe argumentin e Kosovës në politikën e jashtme sepse ndryshe është të jesh në kontinentin e Evropës, ndryshe është të jesh aplikante ose kandidate në BE”.Imeri thotë se për tu bërë pjesë e unionit duhet të polotësohen një mori kriteresh ekonomike, respektim të ligjeve, rregullave të shoqërisë, etj.

Por që sipas tij, këto janë vetëm çështje teknike, përderisa kryesore janë standardet gjeo-politike.“BE është një proces shumë i gjatë që kërkon fillimisht një shoqëri me vlera demokratike, me një ekonomi të qëndrueshme, me respektim të ligjeve, rregullave të një shoqërie dhe mbi të gjitha kërkon standarde të cilat duhet të plotësohen, prandaj këto janë vetëm aspekti teknik, ndërkaq kemi parasysh se BE nuk zgjerohet vetëm duke u plotësuar standardet për anëtarësim në atë strukturë, por edhe për shkak të gjeopolitikëve të saj, dhe duke qenë se kemi të bëjmë edhe me gjeopolitika natyrshëm kuptojmë se situata pastaj mbetet edhe në vullnetin politikë të anëtarëve ekzistues të BE-së të cilët mund të pranojnë ose jo Kosovën që të jetë pjesë e kësaj strukture. Prandaj duhet ta shoh me një sy skeptik se për momentin Kosova është larg kësaj rruge dhe ndoshta do të varet edhe nga shumë faktorë”.

Përmbylljen e dialogut me Serbinë ai e ka konsideruar mundësi që Kosova të jetë disa hapa më afër BE-së.“Dialogu me Serbinë është edhe pengesë, por edhe mundësi në të njëjtën kohë. Kosova duke përmbyllur bisedimet me Serbinë në një formë që do t’i mundësonte Kosovës funksionimin e saj si shtet demokratik, i sigurt dhe i pacenueshëm, kjo do të ishte edhe mundësi për Kosovën që në një të ardhme jo fort të afërt mund të bëhet pjesë e BE-së”.

Ndërsa, politologu Arbnor Sadiku, theksoi se po u njohur nga pesë vendet anëtarë gjasat e Kosovës do të jenë minimale për të marr statusin e kandidatit.Ai ka shtuar se nëse pas aplikimit nuk e fitojmë statusin e kandidatit do të jetë rikthim mbrapa në proceset integruese.“Kosova ende ka probleme me njohje nga pesë vendet anëtare të BE-së dhe pa e zgjidhur këtë problem gjasat e Kosovës do të jenë minimale për të marr statusin e kandidatit brenda organizatave ndërkombëtare dhe kjo është sfidë e madhe për institucionet e Kosovës. Megjithatë aplikimi nuk është se ja ndalon dikush dhe në këtë fazë ne mund t’a bëjmë aplikimin, por në rast se ne nuk e fitojmë statusin e kandidatit do të jetë një rikthim mbrapa në proceset integruese dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare të Republikës së Kosovës”.Sadiku potencoi se relacioni i Kosovës në dialogun me Serbinë do të jetë për të vazhduar rrugën e mëtejshme në BE.

“Një vend për t’u anëtarësuar në BE duhet të plotësojë kriteret e Kopenhagës dhe Madridit që ndryshe njihen kritere politike, juridike dhe ekonomike. Kriter shtesë është kriteri i Madridit për respektimin e pakicave dhe minoriteteve të tjera të cilat jetojnë në Kosovë, dhe kjo duhet të jetë si një kriter matës dhe progresiv për arritjen e Kosovës në Bashkimin Evropian por duhet të kemi parasysh se nuk janë vetëm këto kritere që përcaktojnë marrjen e këtij statusi, dhe konteksti politikë, relacioni i Kosovës me dialogun me Serbinë do të jetë ndikues në aspektin e përcaktimit dhe dhënies së kandidatit të Kosovës për të vazhduar rrugën e saj të mëtejshme në BE”, tha Sadiku.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img