1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Kurti e Lajçak takim në Bratisllavë, kryeministria tregon çfarë diskutuan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të Forumit të Bratislavës, GLOBSEC 2022 është takuar me  Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajčák 

Sipas një komunikate të Qeverisë së Kosovës, në këtë takim me Miroslav Lajčák është diskutuar për dialogun. 

Në takimin pas panelit të diskutimit, kryeministri Kurti dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, z. Lajčák folën për mbarëvajtjen e deritanishme të takimeve, rëndësinë komunikimit të rregullt dhe qasjes konstruktive përgjatë tërë procesit.

Me z. Lajčák, kryeministri ishte edhe pjesë e panelit të diskutimit “Tani ose kurrë – Duke zhbllokuar të ardhmen evropiane për Ballkanin Perëndimor”, në të cilin foli për procesin e dialogun, parimet, vlerat dhe synimin e qartë të tij, e që është marrëveshja që në qendër ka njohjen reciproke.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img