1.4 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë, dyshohet për vetëvrasje

Rreth orës 12:00 është gjetur pa shenja jete një person në një veturë në lagjen “Emshir” në Prishtinë.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i PK për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Mbështetur në informacionet e para ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje.

Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në një veturë në lagjen “Emshir” në Prishtinë.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, mashkull, rreth 50 vjeç.  Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje,  policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe po vijon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit“, tha Borovci.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img