-2.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Ministria e Zhvillimit Rajonal hedh poshtë akuzat e PDK-së: Nuk kemi keqpërdorur

Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR), e cila udhëhiqet nga Fikrim Damka, ka hedhur poshtë akuzat e Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me keqpërdorimin e 1.1 milion eurove.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi dhe avokati Faton Fetahu, përmes një konference të mbajtur të mërkurën, kanë akuzuar ministrin Damka dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvallën, se kanë shpenzuar kundërligjshëm 1 milion e 40 mijë euro nga buxheti i shtetit përmes një “Memorandum Bashkëpunimi”, në mes të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Caritas-it Zviceran.

Por, në sqarimin saj ministri ka thënë se përkrahja e rinisë në shkolla, rintegrimi i të riatdhesuarve dhe bashkëpunimi me mërgatën si qëllime kryesore të këtij memorandumi nuk janë keqpërdorime, por mundësi për përkrahje të qytetarëve të Kosovës.

“Sqarim për opinionin publik, Ministria e Zhvillimit Rajonal ka një Memorandum të bashkëpunimit me Caritasin Zviceran Organizatë Ndërkombëtare e regjistruar në Kosovë, Caritasi Zviceran është anëtar i rrjetit ndërkombëtar të Caritas. Ai përbëhet nga 165 organizata në mbarë botën, përveç kësaj, organizatat e Caritas-it evropian janë bashkuar në Bruksel për të formuar Caritas Europe”, thuhet në komunikatën për media.

“Si rezultat i Memorandumit të bashkëpunimit në mes MZHR-së dhe Caritasit Zviceran derivojnë dy Projekte MARDI dhe YENI ku Caritasi Zviceran mbulon shumën më të madhe të financimit në vlerë prej 1,560,000.00 € e cila vjen nga Zvicra, dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal bashkëfinancon këto dy projekte në vlerë prej 347,000.00 € në vit për vitet 2022-24”.

MZHR tutje thotë se i ka ndjekur të gjitha procedurat ligjore për të bashkëfinancuar këto projekte dhe është konsultuar paraprakisht me të gjithë akterët relevantë për të marrë pëlqimet e nevojshme.

“Caritas-i Zviceran zbaton projekte në Kosovë për më shumë se 20 vjet. Në periudhën strategjike 2021–2025, Caritas Zviceran planifikon të zbatojë projekte bazuar në nevojat e vendit dhe popullatës së tij si dhe në përvojën e gjatë të Caritas-it të Zvicrës në Kosovë. Fokusi i punës së saj është orientuar në temat e gjenerimit të të ardhurave (veçanërisht siguria ushqimore/bujqësia, arsimi dhe trajnimi professional, migrimi, riintegrimi i personave të riatdhesuar, dhe migrimi për motive punësimi)”.

“Si rezultat i këtij bashkëpunimi Caritasi Zviceran ka zgjeruar bashkëpunimin edhe me një numër të konsideruar të komunave pa dallime dhe ngjyra politike”, përfundon komunikata.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img