1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Zhvillohen homazhet për ish-presidentin Bujar Nishani, Meta: Simbol i virtyteve më të mira dhe njerëzore

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka zhvilluar sot homazhe në ambientet e Presidencës në nder të ish-presidentit, Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë në një spital në Gjermani.

Në një njoftim në Facebook, Meta u shpreh se Nishani, “simbol i virtyteve më të mira dhe njerëzore, la pas një trashëgimi shumë pozitive dhe një kujtim të paharruar për të gjithë ata, të cilëve ju shërbeu me përkushtim dhe besnikëri”.

“Ai, nuk ishte vetëm një bashkëshort dhe prind shembullor, por një nga politikanët dhe mbi të gjitha shtetarët më të përgjegjshëm dhe serioz të këtyre dekadave, në çdo detyrë, politike dhe shtetërore, ku shkëlqeu me korrektësinë, integritetin, principalitetin dhe konstruktivitetin që e karakterizonte, në mënyrë të veçantë si President i Republikës, ku spikati si një mbrojtës i shkëlqyer i Kushtetutës, i interesit publik dhe kombëtar, i demokracisë, parimeve dhe vlerave më të rëndësishme të saj”, ka theksuar Meta.

“U përula sot me respekt dhe nderimin më të thellë para ish-Presidentit, Bujar Nishani. U shpreha ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes Odeta, fëmijëve Ersit dhe Fionës, si dhe të gjithë familjarëve të tyre, për këtë ndarje të dhembshme dhe shumë të parakohshme nga jeta të ish-Presidentit Nishani”, ka shtuar Presidenti.

Nishani u shua në një spital në Gjermani, ku ishte dërguar para një muaji, pas rëndimit të gjendjes shëndetësore. Më herët ai u shtrua në spitalin e Sanatoriumit në Tiranë por gjendja e rëndë e mushkërive i detyroi familjarët për ta nxjerrë jashtë vendit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img